Mbi 30 mijë tifozë të Interit e festuan titullin kampion në Serie A nëpër rrugët e Milanos, duke shkaktuar polemika me shkeljen e rregullave për mbrojtje ndaj COVID-19.
Interi iu kishte bërë thirrje tifozëve të festonin me përgjegjësi, duke e respektuar distancën sociale dhe masat e pandemisë.
Sapo mbaroi ndeshja mes Sassuolos dhe Atalantës, mijëra tifozë u mblodhën në rrugët e Milanos, kryesisht në sheshin Piazza Duomo.
“Tani është koha për të festuar, për të gjithë tifozët e Interit. Një gëzim të cilin ju ftojmë ta shprehni në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme: sepse ne jemi kampionë edhe për këtë”.
Kjo ishte thirje që Inter iu kishte bërë thirrje tifozëve të vet.
Por Italia është në mes të vaksinimit të popullsisë dhe rajoni i Milanos, Lombardia, është ndër më të prekurit nga koronavirusi.
La piazza Duomo de Milan se teint de nerazzurro #scudetto #scudetto19 #inter #IMScudetto pic.twitter.com/2h86cNBpK7
— 𝑪𝒆𝒅𝒓𝒊𝒄 𝑪𝒂𝒏𝒂𝒍𝒆 (@SonoCedric) May 2, 2021
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd