Transmetuar më 03-05-2021, 09:33

Policia ka vënë në pranga pronarin e shtëpisë ku u aksidentua në punë 50 vjeçari me inicialet K. B.

Shtetasi H. L,. 62 vjeç me banim në Valias i Ri, Kamëz akuzohet për shkeljen e rgullave të mbrotjes në punë.

Në njoftimin e saj policia thotë se “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./K.B/NOA.al