Si ra në kurth e policisë shqiptari me 300 mijë euro kokainë në makinë
Transmetuar më 03-05-2021, 08:29

Policia italiane ka vendosur në pranga një të ri shqiptar, pasi ky i fundit lëvizte me plot 1 kilogramë kokainë në makinë.

Sipas mediave përtej Adriatikut, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga policia teksa ishte duke udhëtuar me një makinë sportive luksoze, një Audi tip “A4Rs”.

Të intriguar nga makina, karabinierët ndaluan shqiptarin në dalje të autostradës Sarzana, por sjellja nervoze e shoferit, bëri që ata të kontrollonin imtësisht mjetin.

Pas kontrollit, policia arriti të gjente të fshehur sasinë e kokainës, e cila nëse do të hidhej në treg, kapte vlerën e 300 mijë eurove./K.B/NOA.al