Bale në superformë, Tottenham Hotspurs shpreson ende tek zona Champions
Transmetuar më 03-05-2021, 08:00

Tottenham Hotspurs shpreson se mund të bëjë një mrekulli për të arritur zonën Champions këtë sezon në Premier League.

Me një Bale në super formë, Spurs-at kanë shpartalluar vendin e fundit Sheffield United me rezultatin 4-0.

Tre golat e parë u shënuan nga Bale, kurse i katërti nga Heung-Min Son. Ndërkohë tashmë Tottenham renditet në vendin e pestë, dhe është 5 pikë larg Chelsea-s së vendit të katërt kur kanë ngelur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur./K.B/NOA.al