Transmetuar më 02-05-2021, 23:15

Një skenë dhunë është regjistruar ditën e djeshme në Prishtinë, të Kosovës.

Protagonistë kanë qenë dy persona, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Sipas dëshmitarëve të cilët menjëherë kanë nxjerrë telefonat për të filmuar këtë ngjarje, dy burrat kanë ndalur makinat në mes të rrugës, kanë dalë dhe kanë filluar të konfrontohen fizikisht.

Ishin kalimtarët e rastit ata që kanë ndërhyrë për ta neutralizuar situatën dhe që kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Më poshtë pamjet: