Transmetuar më 02-05-2021, 15:23

Policia hodhi dritë mbi vrasjen e një punonjësi 60-vjeçar të Qendrës Shëndetësore Kalivia, dhjetorin e kaluar, në Greqi.

Sipas hetimit të Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë Personale të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, autori i krimit është një 32-vjeçar grek, i cili u arratis në Shqipëri disa ditë pas vrasjes.

32-vjeçari ishte strehuar në një fshat në Shqipëri dhe pasi u zbulua se ai po qëndronte ilegalisht në vend, u arrestua për tu dëbuar në Greqi.

Ndërsa u pyet, i riu pranoi veprimet e tij dhe gjatë kontrollit në shtëpinë ku gjendej, u gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe disa fishekë.

Sipas informacionit policor, i dyshuari i krimit dhe viktima jetonin në të njëjtën ndërtesë dhe kishin mosmarrëveshje për çështje të menaxhimit të banesës.

I dyshuari u identifikua nga lëvizjet e makinës së tij para dhe pas vrasjes, ndërsa sipas burimeve policore, kur u lokalizua ai tha se viktima e tij i kishte bërë magji. /k.k/noa.al/