Transmetuar më 01-05-2021, 21:42

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Imathias, në shtetin fqinj.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 41-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat greke.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 8-të të rrugës Alexandria- Giannitsa, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys, duke i kushtuar jetën.

Thestival ka publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, por nuk bën me dije identitetin e shqiptarit.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur nga puna për të zbardhur shkakun e aksidentit që rezultoi fatal për shqiptarin 41-vjeçar./noa.al/