Ngacmon çiftin që po putheshin, i riu përfundon në tokë pas grushtit
Transmetuar më 01-05-2021, 20:48

Disa pamjet të kapura në Australi, tregojnë momentin e një sherri.

Një trajner personal po përballet në gjykatë me akuzën e sulmit pasi goditi me “knockout” një bandit që e ngacmoi atë dhe të dashurën e tij në momentin kur ata po putheshin.

Ngjarja u regjistrua në janar të 2020 në një stacion hekurudhor të Sidney.

Gjyqtari pasi dëgjoi dëshminë e të akuzuarit pa dhe videon e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur i dashuri godet me grusht agresorin dhe ai bie në tokë pa ndjenja.

Më poshtë pamjet: