Transmetuar më 01-05-2021, 13:51

Dhjetë persona janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të Covid-19.

Pas një kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste, Policia Kufitare në Rinas evidentoi dhe parandaloi rastet e tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar Covidi.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi me inicialet: G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

“Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste falsifikuara të COVID-19”, – tha policia në njoftimin zyrtar. – “Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste”.

Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

/a.m/NOA.al