Transmetuar më 30-04-2021, 18:24

Imuniteti natyror është superior ndaj çdo vaksine.

Kushdo që e ka kaluar Covid-19 ka imunitet më të madh se të tjerët.

Por edhe kush ka marrë vaksinën. Lidhur me vaksinimin masiv të popullsisë, vaksinës Pfizer e cila ka mbërritur në sasi të pakta në vendin tonë, sipas mjekut Ilir Alimehmeti ka efektivitet më të lartë.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se deri tani imuniteti natyror ka një ngjashmëri mbrojtje me atë të vaksinës Pfizer.

“Imuniteti natyror është superior. Pfizer ka efektivitetin më të lartë nga të gjitha. Përsa i përket hospitalizimeve është njësoj, infeksioni natyror është superior, ndërsa për riinfektimet nuk ka patur”, u shpreh mjeku Alimehmeti.

Në studimin e nxjerrë nga autoritetet izraelite rezultoi se ata që janë vaksinuar me Pfizer kanë 93% mbrojtje për t’u infektuar.

Ndërsa ata që kanë kaluar Covid-19 kanë 95% mbrojtje për t’u riinfektuar.

Po ashtu, personat që janë vaksinuar dhe ata që kanë kaluar Covid nuk kalojnë rast të rëndë të Covid dhe as nuk shtrohen në spital.

Një ngarkesë prej 25 mijë dozash të tjera të vaksinës ruse anti-Covid, Sputnik, kanë mbërritur sot në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama tha se objektivi është 500 mijë të vaksinuar deri në Maj.

Në total deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat të vaksinave anti-Covid.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj Covid-19.

Përmes një programi të BE-së në tre muajt e ardhshëm në vendin tonë do të mbërrijnë 145 mijë vaksina Pfizer dhe BioNtech.

/a.m/NOA.al