Transmetuar më 30-04-2021, 17:37

Zyrtarët izraelitë të sigurisë dhe shpëtuesit qëndrojnë rreth trupave të viktimave që vdiqën gjatë festimeve të Lag Ba’Omer në Malin Meron.

Në Foto: Zyrtarët izraelitë të sigurisë dhe ekipet e shpëtimit qëndrojnë rreth viktimave që vdiqën gjatë festimeve të “Lag Ba’Omer” në Malin Meron.

Hetuesit izraelitë po hetojnë ngjarjen, ku humbën jetën të paktën 44 adhurues në një tubim masiv fetar në malin Meron.

Mijëra adhurues ishin grumbulluar në vendin e shenjtë për të festuar festën e Lag B’Omer, një ngjarje ku bëhen homazhe çdo vit.

Por në orët e para të mëngjesit të së Premtes, këngët dhe vallëzimi i lanë vend kaosit, ndërsa një valë e madhe njerëzish bllokuan të tjerët poshtë, përfshirë fëmijë, thanë dëshmitarët për Reuters.

"Ne po shkonim brenda për të kërcyer dhe papritmas pamë mjekë duke vrapuar", tha Shlomo Katz.

Një tjetër pjesëmarrës, Ëice Israel, tha se pa njerëzit që binin përtokë. "Ishte e mbushur me njerëz dhe aty kishte rreth 60,000 deri 70,000 njerëz, nuk kishte vend për të lëvizur, dhe njerëzit filluan të binin përtokë. Shumë prej tyre ranë përtokë," tha ai.

Dov Maisel nga organizata e urgjencës me bazë vullnetare United Hatzalah i tha CNN se rreth 50,000 deri 100,000 njerëz kishin qenë në mal.

Ai tha se mijëra njerëz që u grumbulluan në një zonë të vogël kishin rënë poshtë një shkalle dhe kishin shtypur njëri-tjetrin. "Përgjithësisht ata zakonisht kontrollojnë turmën, por në një pikë të caktuar në majë turma u bë shumë e ngushtë," tha Maisel.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd