Transmetuar më 30-04-2021, 14:55

Ashtu si kishte paralajmëruar më herët, Partia Socialiste ka depozituar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Grupi Parlamentar i ka dërguar edhe një mesazh deputetëve të PS-së ku thuhet se kreu i shtetit ka kryer shkejle të rënda të Kushtetutës në fushatë, dhe jo vetëm.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës.

Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e Presidentit”, thuhet në mesazh.

Një ditë më parë, Presidenti Meta e quajti këtë një nismë të bandave të Elbasanit e cila bëhej përmes Taulant Ballës.

Po ashtu u shpreh se ka gati dekretin për mbrojtjen e Republikës. /k.k/noa.al/