Tiranë/ Automjeti përplas këmbësorin, i aksidentuari në gjendje të rëndë
Transmetuar më 30-04-2021, 14:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një automjet, që drejtohej nge një 46 vjeçare përplasi këmbësorin me iniciale M.H. I aksidentuari është transportuar për në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:10, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit.

Sipas policisë, "mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetsore".

Grupi hetimor vijon  punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/a.m/NOA.al