Stresi kërcënon demokratët e revoltuar ndaj Bashës: Ndyrësira, plehra, harrojeni! E kemi amanet nga Sali Berisha
Transmetuar më 30-04-2021, 14:51

Reperi i njohur me emrin artistik Stresi iu është drejtuar ish-figurave dhe ish-anëtarëve të Partisë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e kreut demokrat, Lulzim Bashës, duke thënë se kjo nuk ka për të ndodhur. Madje ai i ka fyer rëndë dhe i ka kërcënuar të gjtha ata që kërkojnë largimin e Bashës.

“Ta harroni”- shkroi ai në një postim në Instagram, ku shprehet se Partia Demokratike është shtëpia e demokratëve dhe se nuk do dorëzohen nga kauza e tyre, që iu është lënë, sipas tij, amanet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Për të gjithë ju demokratët që doni dorëheqjen e Zotit Lulzim Basha, ta harroni ndyrësira, plehra… Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia jonë… Jeni mbledhur disa buburreca blla blla blla kot . Ne nuk dorëzohemi nga kauza jonë, e kemi amanet nga Sali Berisha dhe do ta çojmë deri në fund,”- shkroi reperi, në Instagram.

Ai ndau me ndjekësit edhe një video ku shihet duke u përqafuar me Lulzim Bashën.

Stresi u shpall në kërkim nga policia për pjesëmarrja në protestën e dhunshme para festave të fundvitit, për vrasjen e Klodian Rashës.

Ai besohet se është arratisur në Britaninë e Madhe, ku vijon normalisht karrierën dhe madje edhe influencën në rrjetet sociale.

/a.m/NOA.al