Transmetuar më 30-04-2021, 14:43

Një person ka humbur jetën në aksident tragjik ditën e sotme.

Ngjarja është raportuar në Zharrës të Patosit, ndërsa viktimë mbeti 50-vjeçari Ardian Hoxha.

I ndieri ishte duke ecur me motomjet teksa u përplas me një makinë që drejtohej nga 33-vjeçari Ervin Sinanaj.

Burri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda.

Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/