Transmetuar më 30-04-2021, 14:24

Këngëtarja shqiptare, Eneda Tarifa, vazhdon të komentohet për deklaratën Zot.

Këngëtarja mes tjerash është pyetur edhe për raportin që ka me Flori Mumajesin, i cili është edhe producent i këngës “Ma zgjat dorën”, me të cilën fitoi Këngën Magjike.

Ajo është shprehur shumë pozitive kundrejt tij.

Eneda ka treguar se ai nuk humb kohë dhe energji nëpër intervista apo panele, por e përdor për të prodhuar art, teksa tregoi se nuk beson në Zot.

“Megjithëse nuk besoj në Zot, të dhëntë jeta fuqi dhe energji për të lënë dhe për të bërë këtë art që bën ti, këngë të mrekullueshme”, ka thënë ajo.

Ka qenë pikërisht kjo frazë që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe komentohet në forma të ndryshme, pasi jo pak janë ata që janë habitur që Eneda Tarifa nuk beson në Zot.

Eneda Tarifa fitoi Këngën Magjike 2019 dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2016.

Ajo gjatë një interviste kohë më parë pati folur rreth jetës së saj private dhe profesionit.

/a.m/NOA.al