Interesimi nga Anglia, Oblak: Shkëlqej kudo që shkoj, kam vetëm një shpresë
Transmetuar më 30-04-2021, 13:16

Jan Oblak është prej vitesh një nga portierët më të mirë në planet. Slloveni është një garanci mes shtyllave, aty ku të shumta janë rastet kur ndihmon Atletico Madrid me pritjet e tij.

Kontrata me “Colchoneros” i përfundon në verën e vitit 2023, ndërsa ka interesim të madh nga Anglia. 28-vjeçari ka folur rreth së ardhmes së tij në një deklaratë për Guillem Balague.

"Premier League ka skuadra të forta, ndoshta më të fortat. Mendoj se ajo që kërkon trajneri prej teje është gjëja më e rëndësishme për një lojtar, duhet t’i dëgjosh gjithmonë udhëzimet e tij."

"Nuk ka rëndësi të madhe nëse luan në Angli, Itali apo Spanjë. Kudo që të shkosh duhet të bësh atë që të kërkon trajneri. Nuk e di nëse do të transferohem në Premier League në të ardhmen."

"Së ardhmes s’i dihet kurrë, por për një gjë jam i sigurt: do të paraqitesha mirë kudo që të shkoja. Luaj në Spanjë prej shtatë vitesh. Të shohim se çfarë do të ndodhë, jam ende i ri."

"Sigurisht që jo edhe aq i ri, por kam edhe disa vite përpara. Gjëja më e rëndësishme për mua është shpresa që kam për të mos u dëmtuar kurrë", theksoi Oblak. /S.H /NOA.al