
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.
Sipas informacineve një automjet i drejtuar nga shtetasi D.M ka aksidentuar një të re 22 vjeçe.
E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 11:55, tek "21 Dhjetori", mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

/K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





