Transmetuar më 30-04-2021, 11:51

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina Sputnik V.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shkruan se nuk do të ndalet procesi do të vijoj të intesifikohet.

Në total deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat e vaksinave antiCovid.

“ Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, thekson se në pjesën e parë të muajit maj do të arrihet objektivi për gjysëm milioni të vaksinuar.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK😍 Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit💪 #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç./K.B/NOA.al