Transmetuar më 30-04-2021, 10:58

Një 22-vjeçar me iniciale E.K. është arrestuar nga policia pasi një ditë më parë ka përplasur me pasojë vdekjen 60-vjeçarin, A.H.

Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton se materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

“E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi një natë më pare, rreth orës 21:10 në rrugën “Berisha”, ku 60-vjeçari ndërroi jetë në vendin ku ndodhi aksidenti si pasojë e plagëve të shkaktuara nga përplasja./K.B/NOA.al