Transmetuar më 29-04-2021, 20:20
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Monik Kryemadhi, buzë detit dhe në prag muzgu, para një feste familjare në mbrëmje.
Sot djali i Presidentit Ilir Meta feston ditëlindjen dhe çifti Presidencial duket se i ka organizuar një mbrëmje të veçantë.
“Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit”, tha Meta në mesazhin krahas fotove që bëri publik. “Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve!”, tha kreu i shtetit në mesazhin që përcolli në Facebook, për ndjekësit e tij.
Sot më herët Presidenti bëri publike një foto me djalin e tij, për t’i uruar ditëlindjen.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd