Transmetuar më 29-04-2021, 17:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të një karburanti në aksin rrugor Laç-Patok.

Një person që po udhëtonte me motor është përplasur nga një makinë.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i riu 21-vjeçar me inicialet T. N, që është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ndërkohë, i riu tjetër, A.Z.,21 vjeç, që po drejtonte makinën, është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/