Transmetuar më 27-04-2021, 22:37

Vetëm pak momente më parë ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë e Kamzës.

Ashtu si edhe pritej, PD ka rezultuar fituese me 25 mijë e 764 vota.

Ndërkaq, PS ka arritur që të marrë 19 mijë e 344 vota.

Megjithatë, kjo nuk e ndryshon rezultatin në qarkun e Tiranës në mandatet e fituara për çdo parti.

Partia Socialiste ka marrë 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike 15. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd