Stina e verës është përpara dhe shumë shpejt rrobat e trasha do të zënë vend në garderobën tuaj.
Vitet e fundit është vënë re një tendencë e përhapur kudo e vajzave për të veshur pantallona të shkurtra.
Blogerja e Instagramit Julie Sarinana tregon katër mënyra se si mund t’i kombinoni ato.
1-Pantallona të shkurtara , pulovër dhe sandale Kombinim i këndshëm me pulovër të së njëjtës ngjyrë dhe me sandale e aksesorë të tjerë.
2-Pantallona të shkurtra, këmishë me masë të madhe dhe atlete Do t’ju duhen një palë pantallona të shkurtra , një këmishë e rehatshme dhe atletet tuaja të preferuara, për tu dukur sa më bukur dhe komode në punët tuaja të përditshme.
3-Pantallona të shkurtra me lule, bluzë sportive dhe atlete Në këtë veshje, influencuesja e bukur pozon me pantallona të shkurtra me lule me motive pranverore dhe e kompleton veshjen me një bluzë sportive, çantë shpatullash dhe atlete.
4-Pantallona të shkurtra xhinse, këmishë dhe atlete
Nëse do të dukesh akoma më trendi vendos mbui shpatulla një triko dhe jeni gati për të "pushtuar botën". /k.k/noa.al/