Transmetuar më 27-04-2021, 19:19

Në 24 orët e fundit u kryen 2389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë. Kjo provoi se rritja e testimeve evidenton edhe më shumë të infektuar. Një ditë më parë u raportuan vetëm 994 testime që nxorën 69 të prekur.

Rastet pozitive të konfirmuara 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 9 raste në Gjirokastër, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Shkodër, Devoll, 6 raste në Fier, Skrapar, 4 raste në Vlorë,  Pogradec, 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë,  Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë, 1 rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,163 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë të infektuar me COVID19: Një qytetar nga Tirana, 1 nga Elbasani, 1 nga Shkodra dhe një nga Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç.

Statistika (27 Prill 2021) Raste të reja ditore        130 Të shëruar në 24 orë      698 Të shtruar në spitale      142 Humbje jete në 24 orë   4 Testime ditore                2839

Testime totale             630,822 Raste pozitive             130,736 Raste të shëruara       107,163 Raste Aktive                 21,190 Humbje jete                  2,383

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë   16661 Fier      1686 Durrës  575 Shkodër      559 Korçë    483 Gjirokastër   365 Vlorë    272 Elbasan   126 Kukës     186 Dibër    123 Berat       101 Lezhë     53

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd