
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një mesazh drejtuar qytetarëve, vlerësoi se fakti që zgjedhjet shkuan përgjithësisht mirë dhe pa probleme është meritë e tij.
Gjithashtu ai ftoi politikën, duke nënkuptuar palën humbëse, që të reflektojë dhe shtoi se për këtë, ka kohë deri në shtator.
"Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës.
Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit", tha Meta, duke marrë atributin e shpëtimtarit të këtyre zgjedhjeve.
Në këtë pikë erdhi dhe thirrja për reflektim: "Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit". /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





