
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Ervin Salianji në përfundim të procesit të numërimit të votave që i dhanë 6 mandate deputetësh PS-së dhe 5 PD-së, nuk e fshehu gëzimin, edhe pse tha se nuk ishte aq i lumtur.
Salianji shprehu mirënjohje për mbështetjen e marrë nga qytetarët në këtë qark kur tha se PD ka marrë në këto zgjedhje një rikuperim të 7000 votave.
“Nuk jam pas përfundimit të procesit të numërimit, as i gëzuar e sa i lumtur por jam mirënjohes për votat e mbështetjen masive të të rinjve në qark të cilët në një klimë represioni, presioni nga shpërdoruesit e pushtetit që paguhet me taksat e qytetarëve në Korçë duke përdorur edhe elementë të policisë së shtetit, të shit blerjes së votave, e çdo forme tjetër të intimidimit me mbështetjen kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qytetin e Korçës”, tha Salianji.
“Kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm, do të donim më shumë, kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë, jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kishim vendosur”, theksoi Ervin Salianji.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





