
Me thirrjet “Bela, Bela”, kryebashkiaku Erion Veliaj, në rolin e përfaqësuesit politik të PS-së për Tiranën shpalli edhe fitoren e kësaj force politike në Kombinat. Ai e konsideroi të vështirë këtë zonë, ku edhe vlerësoi rolin që ka luajtur ministrja Belinda Balluku, dhe ekipi i e saj, të cilët tha se siguruan një rezultat fantastik, mbi 54 për qind të votave.
Belinda Balluku megjithatë u shpreh modeste, teksa tha se, “asnjë nga ne nuk do ishte këtu, nëse në krye nuk do kishim Edi Ramën”.
“Çuna dhe goca ngaqë na duhet të vazhdojmë numërimin mos të harxhojmë shumë kohë. Falënderoj të gjithë banorët e Kombinatit”.
“Të gjithë ata që na votuan dhe mbështetën në gjithë këtë fushatë që ka zgjatur për 6 muaj të tërë dhe ka qenë një fushatë atipike për shkak se është bërë në kushtet e pandemisë. Nuk kemi lënë asnjë pa parë në sy apo si thotë kryeministri, pa i qarë hallin”.
“Unë ja, një person me fat sepse rrethohem me njerëz që kanë besim tek e mira. Këta burrat dhe gratë që unë kam këtu besojnë tek e mira siç besoj unë. Mendojnë dhe besojnë që njerëzit kanë nevojë për punën dhe jo për fjalën. Kanë nevojë për një të ardhme. Këta janë shokët e mi që punojnë me të njëjtën dashuri për PS, Shqipërinë dhe besimin që na ka dhënë Edi Rama. Asnjë nga ne nuk do ishte këtu sot me këtë fitore, nëse në krye nuk do kishim Edi Ramën”, tha Balluku.
/a.m/NOA. al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





