Transmetuar më 27-04-2021, 09:09

Pasi janë numëruar 98.7 % e votave, në Shkodër nuk ka surpriza. PD vijon të kryesojë me 43.9%, e ndjekur nga PS me 28.3 %. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 15.1%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 9.1%.
Projeksioni i mandateve deri tani është 5 për Partinë Demokratike dhe 3 për Partinë Socialiste, 2 për PSD-në dhe 1 mandat për LSI-në.
Edhe 5 qendra votimi kanë mbetur në këtë Qark për të mbaruar procesin e numërimit. /S.H /NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





