Transmetuar më 27-04-2021, 08:48

Peshkaqeni i bardhë me emrin Nukumi po gjurmohet nga shkencëtarët duke përdorur GPS dhe një ekspert nga OCEARCH, paralajmëron se mund të arrijë në bregdetin e Mbretërisë së Bashkuar.

Peshkaqeni i madh grabitqar mund të notojë në Mbretërinë e Bashkuar pasi mori rrugën e gabuar.

Ky grabitqar gati 5 metra e gjysmë i gjatë është vetëm peshkaqeni i dytë i bardhë i madh që ka arritur të kalojë Atlantikun dhe tani po lëviz drejt brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar në prag të sezonit të verës.

Ky peshkaqen femër me emrin Nukumi peshon mbi një ton e gjysmë dhe zakonisht noton lart e poshtë brigjeve perëndimore të SHBA dhe Kanadasë.

Shkencëtarët që ndjekin lëvizjet e kësaj kafshe 50-vjeçare thonë se u desh një lëvizje jashtëzakonisht e pazakontë që të notonte në lindje përtej Atlantikut.

“Nukumi ka notuar në lindje për dy muajt e fundit, që kur u largua nga bregu i SHBA-së pranë Karolinës së Jugut. Sipas shifrave të fundit, tani ndodhet rreth 2700 kilometra larg brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Bob Hueter, një shkencëtar në OCEARCH.

Shkencëtarët, megjithatë, ende dyshojnë se Nukumi do të arrijë në brigjet e Britanisë sepse peshkaqenët e bardhë janë një dukuri tepër e rrallë atje. /S.H /NOA.al