Transmetuar më 26-04-2021, 17:57

Teksa procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin, incidente janë regjistruar në Rrogozhinë dhe Delvinë.

Disa persona, mbështetës të PS, janë konfliktuar në ambientet e jashtme të KZAZ-së në Rrogozhinë, me kundërshtarët e tyre politikë.

Shkak për sherrin mes tyre mësohet të jetë bërë procesi zgjedhor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka rrethuar zonën me shirit ndarës.

Ndërkohë që lidhur me incidentin janë shoqëruar disa persona.

Edhe në qendrën e numërimit në Delvinë janë regjistruar incidente gjatë numërimit të votave.

Numëruesit e bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.

Fillimisht diskutimi ka nisur mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinës, për shkak të zhurmës së krijuar gjatë numërimit. U pretendua se brenda ambienteve ndodheshin shumë persona, disa pa lidhje me numërimin.

Por gjithashtu sipas kryetarit të KZAZ-së, Petrit Haniti disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false dhe kjo ka çuar në debate dhe tensione mes palëve.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd