Transmetuar më 26-04-2021, 15:26

Është mbyllur numërimi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në 10 bashki të vendit.

Libohova është bashkia e radhës ku fiton Partia Socialiste.

Sipas të dhënëve pas përfundimit të numërimit rezulton se Partia Socialiste ka grumbulluar 1 154 vota, Partia Demokratike 901 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 201 vota.

Deri më tani nga 10 bashkitë që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë politike, vetëm në dy bashki ka fituar Partia Demokratike: Has dhe në Tropojë.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd