Transmetuar më 26-04-2021, 14:08

Dy të rinj pas një sherri që degjenderoi me përdorimin e sendeve të forta, shoqërohen në komisariat.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani”, Vlorë. Shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20,
Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





