Transmetuar më 26-04-2021, 13:05

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka ndjekur nga afër procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë.

Soreca në një komunikim për mediat inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën, ndërsa apeloi që të mos ketë ndërprerje nga ana e tyre.

Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa u shpreh se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.

“Është shumë re rëndësishme që të vazhdohet puna. Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit, po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim për të rifilluar sërish punën. Theksoj që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa”, tha Soreca./K.B/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd