



Justin Bieber së fundmi ka ngjallur reagime me ndryshimin e radhës që ka bërë.
Ai shpesh shihet duke bërë eksperimente me paraqitjen e tij, duke u pritur mirë nga ndjekësit e tij, shkruan Mirror.
27-vjeçari ka ndarë disa imazhe interesante në rrjetin social Instagram ku shihej me një stil unik të veshjes, ndërsa më në pah i janë vënë flokët ‘dreadlocks’.
Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë konsideruar këtë stil të këngëtarit si përvetësim kulturor, pasi në histori vetëm personat me ngjyrë posedojnë flokë të tilla.
Por, kjo nuk është hera e parë që ai e bën një veprim të tillë, pasi njëjtë u shfaq edhe në vitin 2016. /S.H /NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





