Transmetuar më 26-04-2021, 11:37

Një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier ka dalëpozitiv me COVID-19 gjatë procesit të numërimit të votave.

Burime bëjnë me dije se sekretari i LSI në KZAZ nr. 59 Kledjus Ahmeti ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi ai shfaqi disa simptoma gjatë këtij procesi.

Punonjësit e DSHP kanë mbërritur në KZAZ 59 në Fier duke i bërë testin e shpejtë, i cili ka dalë pozitiv.

Vëzhguesi i KZAZ 59 kishte simptoma si ethe dhe temperaturë e ndërsa është larguar nga KZAZ-ja pas rezultatit pozitiv./K.B/NOA.al