
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e sotëm teksa vijon numërimi i votave në të gjithë vendin, ku kryeson Partia Socialiste.
Kreu i Shtetit flet për përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve dhe bën thirrje për ruajtje të qetësisë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Mesazhi i Presidentit
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, deklaron Presidenti Meta./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





