Transmetuar më 26-04-2021, 08:22

Chelsea është tejet e interesuar për transferimin e Raphael Varanes nga Real Madridi në këtë verë.

Mbrojtësi francez e kërkon largimin dhe Los Blancos nuk do të ndalojnë atë që të shkëputë bashkëpunimin.

The Blues duan të transferojnë Varanen, që shihet si zëvendësues i Thiago Silvas, me këtë të fundit që po shkon drejt përfundimit të karrierës.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Varane e pëlqen kalimin në Stamford Bridge, pasi atje ka shokë si N’Golo Kante e Olivier Giroud.

Por, Chelsea nuk është ekipi i vetëm në garë për të, pasi shërbimet e tij i duan edhe Manchester United e Paris Saint-Germain.

Mediumi spanjoll bën të ditur se skuadra londineze po i prin garës dhe Thomas Tuchel ka sinjalizuar për transferimin e tij. /S.H /NOA.al