Transmetuar më 25-04-2021, 23:00

Procesi i votimit gjatë ditës së sotme ka bërë që shumë persona të qëndrojnë larg familjeve të tyre dhe angazhimeve të përditshme për shkak të orëve të zgjatura në punë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar momentin e jashtëzakonshëm të një prej komisionereve në Tiranë, të cilën po e priste bashkëshorti i saj me foshnjen në dorë.

Një nënë e cila ishte komisioneve në qendrën 1875/1 u ul në një prej stolave për t’i dhënë gji foshnjes dhe më pas u kthye sërish në detyrë, tek KZAZ 36 në shkollën “Betim Muco.”