Transmetuar më 25-04-2021, 22:28

Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit. Pasi kanë mbërritur të gjitha kutitë e votimit nga KZAZ, në Pustec, komisionerët kanë nisur procesin e numërimit të votave.

Nga 4366 qytetarë me të drejtë vote në këtë Bashki, pjesëmarrja në votime ka qenë 38.83 %.

Në Bashkinë e Pustecit janë 7 qendra votimi, ndërsa janë 3 grupe numërimi që do të kryejnë këtë proces të monitoruar nga kamerat.

Nga numërimi në Kallamas, rezulton se PS ka marrë 118 vota, PD 114 dhe LSI 17 vota.

Ndërsa në KZAZ-të e tjera të vendit vijon ende dërgimi i kutive të votimit, proces që duhet theksuar se ka vijuar i qetë dhe pa probleme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd