Transmetuar më 25-04-2021, 21:35

Foto nga numerimi ne Pustec
Pak më shumë se dy orë nga përfundimi i votimit, është hapur kutia e parë për t’iu nënshtruar procesit të numërimit.
Si zakonisht, ky proces ka filluar në bashkinë e Pustecit.
Është një zonë me pak votues, ndaj edhe në çdo proces zgjedhor rezultati del më herët sesa në bashkitë dhe njësitë e tjera administrative.
Ndërkaq, vijon në pjesën më të madhe transportimi i kutive për në qendrat e numërimit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





