Transmetuar më 25-04-2021, 20:37

Foto ilustruese
Një punonjës policie është plagosur dhe dërguar për ndihmë në spital mbylljes së procesit të votimit.
Policia thotë se gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O.
Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij.
Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





