Transmetuar më 25-04-2021, 12:55



Një incident sapo ka ndodhur në sheshin Skendërbej me një makinë e cila ka thyer barrierat dhe ka vënë në rrezik personat përrreth.
Shoferi i automjetit edhe pse filimisht ka ndaluar, ka rinisur sërish të lëvizi në mënyrë të pakontrolluar duke u neutralizuar nga disa banorë.
Një qytetar i është futur nga dritarja dhe me ndihmën e qytetarëve të tjerë e ka nxjerrë nga makina me dhunë.
Makina mësohet se ka thyer barrierën nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit. /S.H /NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





