Transmetuar më 25-04-2021, 08:40

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se 50 ekipe të vendeve të BE-së dhe Zvicrës ndodhen në terren sot për të monitoruar zgjedhjet në Shqipëri.
“Dita e zgjedhjeve shqiptare! Qytetarët shqiptarë po votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni, Shtetet Anëtare të BE dhe Zvicra, ambasadat kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit nga afër.
BE është krah të gjithë shqiptarëve” thotë Soreca./K.B/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





