Transmetuar më 25-04-2021, 07:10

Sot Shqipëria vendos duke iu drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur Kuvendin e ri.

Në Shqipëri janë 3,588,869 shtetas me të drejtë vote, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre janë emigrantë, të cilët edhe në këto zgjedhje nuk kanë të drejtën e votës në vendin ku punojnë dhe jetojnë.

Politikani i parë që pritet ti drejtohet sot kutive të votimit është presidenti Ilir Meta, i cili ka bërë dhe një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

“Drejt zyrës në krye të Detyrës! Ditë e mrekullueshme sot. Dita e SOVRANIT” thotë ai. /S.H /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd