Transmetuar më 24-04-2021, 20:29

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet, jo pak personazhe të njohur kanë vendosur që ta bëjnë publike votën e tyre.

Kështu edhe aktorja Rudina Dembacaj.

E pyetur nga ndjekësit e saj se kujt do t’ia japë votën, aktorja ka zbuluar pa hezitim se vota e saj shkon për kandidaten e Partisë Sociliste, Belinda Ballukun.

“Për Belindën se e dua shumë. Kam besim. Grua me identitet.

E kam te zonë imë, njësia nr.6”, shkruan Dembacaj teksa etiketon edhe Belinda Ballukun./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd