Transmetuar më 24-04-2021, 20:05

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës.
Bashkim Brahimaj dyshohet se u qëllua me armë zjarri për vdekje nga djali i xhaxhait të tij, Faton Brahimaj.
Sipas mediave vendase, ngjarja tragjike dyshohet se ndodhi para syve të gruas dhe famijëve të viktimës.
E gjithë ngjarja mësohet se ndodhi për probleme pronësie, më saktësisht për një gardh.
Konflikti mes Bashkimit dhe Fatonit mësohet se nisi para disa ditësh.
Nga ana e organeve hetimore po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





