
Qarku i Beratit kufizohet në veri me Qarkun e Elbasanit, në perëndim me Qarkun e Fierit, në Jug me Qarkun e Gjirokastrës dhe në Lindje me Qarkun e Korçës. Qytetet e këtij qarku janë Berati, Kuçova, Çorovoda, Poliçani dhe Ura Vajgurore. Qarku i Beratit ka një popullsi prej afro 235 mijë banorësh
NOA SPECIALE/ GJITHÇKA DUHET TË DINI PËR ZGJEDHJET E SOTME
Në zgjedhjet e nesërme, në qarkun Berat janë thirrur të votojnë 183.119 banorë. Në këtë qark do të votohet për të nxjerrë 7 deputetë në Parlamentin e ardhshëm me 140 deputetë.

Në 2017, PS mori 4 mandate, LSI 2 dhe PD 1 deputet. Në infografikë shihni më në detaje rezultatet.

Në vite Berati njihet si qark ku dominon e majta në rezultatet zgjedhore.
Në garën zgjedhore të 2017, numri i votuesve në Berat ra me mbi 8 mijë në krahasim me katër vjet më parë, pra 2013, ndërsa lista e votuesve më 2017 ishte rritur me gati 5 mijë vetë. Megjithatë, socialistët arritën të marrin 2,500 vota më shumë se më 2013 duke lënë PD dhe LSI më me pak vota.

Rreth 85 mijë banorë të Qarkut Berat morën pjesë në zgjedhjet e 2017 nga 180 mijë votues të regjistruar, një palë zgjedhje në të cilat gara mes palëve qe më shumë, për të mos humbur një deputet se sa për të fituar një deputet shtesë në krahasim me katër vjet më parë.
Rezultati më negativ qe ai i Partisë Demokratike. Demokratët patën fituar 22 mijë vota më 2009 dhe 19 mijë vota më 2013. Më 2017 ata morën 16 mijë vota, rreth 4 mijë vota më pak nga sa nevojiteshin për të ruajtur mandatin e dytë. Për rrjedhojë, PD ishte partia që humbi mandatin e hequr nga Berati për shkak të ndryshimeve demografike ndërsa PS e LSI ruajtën rezultatin e vitit 2013 në mandate.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat njoftoi se janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e qarkut.
Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për ti marrë në ruajtje.
Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë territorin e qarkut:
-277 Qendra Votimi -6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor -6 Vendnumërime të Votave
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, ka angazhuar 348 punonjës policie.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25.04.2021, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Pranë strukturës vendore të Policisë funksionon grupi i drejtim – koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun.
Policia e Beratit, ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





