Transmetuar më 24-04-2021, 16:10



Ne nuk e dimë sa ju pëlqejnë ndryshimet sidomos kur jeni mësuar për vite të tëra ta shihni Selena Gomez brune. Megjithatë së fundmi këngëtarja ka vendosur të kthehet në një bionde platin.
“Ajo i mban zakonisht afër natyrales, por kësaj here ishte për një ndryshim të madh. Kjo bionde është unike për të dhe ne u përpoqëm ta balancojmë ngjyrën edhe me tonin e lëkurës së saj”, kanë thënë stilistët e saj, Nikki Lee dhe Riawna Capriz.
Me siguri 222 milionë ndjekësit e Selenës në Instagram do ta kenë jo të thjeshtë të mësohen me pamjen e re të saj. /S.H /NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





