Transmetuar më 24-04-2021, 15:23

Drenica është nikoqire e Feronikelit në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat rajonale janë në një pozitë të vështirë, pasi po luftojnë për t’iu shmangur rënies nga elita.

Takimi i sotëm në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj pritet të jetë i zjarrtë, për faktin se të dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë.

Ky është takimi i katërt këtë sezon mes dy ekipeve, derisa bilanc më të mirë në tri përballjet e para ka Drenica.

“Shqiponjat e Zeza” kanë fituar dy duele (1-0 dhe 1-3), derisa sfida tjetër në Drenas përfundoi në barazim 2-2.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Frashëri, Gjoni, Ramadani, Dumani, Dervishaj, Rapo, Jashari, Ulluri, Uka, Zabërgja.

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Lladrovci, Thaqi, Hoxha, Malaj, Bojku, Dabiqaj, Da Silva, Maliqi, Simonovski. /S.H /NOA.al